Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO

Zymer Bytyqi shkëlqen si titullar, protagonist në fitore

Zymer Bytyqi shkëlqen si titullar, protagonist në fitore


13 January, 2021 @15:49

Mesfushori ofansiv kosovar, Zymer Bytyqi, ka gjetur shpejt hapësirën te skuadra e tij e re Konyaspor, tek e cila ishte transferuar vetëm pak ditë më parë.

Pas debutimit të tij me asist në ndeshjen e kaluar kundër skuadrës Fatih Karagumruk, Bytyqi sot shkëlqeu duke luajtur si titullar në ndeshjen e Kupës së Turqisë, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-1 përballë Gaziantepit.

Bytyqi ishte protagonisti i golit të parë të Konyasporit, pasi harkimi i tij nga korneri përfundoi me topin në portë.

Futbollisti 24 vjeçar mbeti në fushë për 90’ minuta dhe u vlerësua lartë me paraqitjen që e tregoi.

Në këtë ndeshje nga minuta 61’ për Konyasporin u inkuadrua edhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.


 
Të gjitha lajmet nga International