MAQEDONI
1 pikë larg titullit
18 April, 2018 @20:18
Në ndeshjen derbi të xhiros në Maqedoni, Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore të madhe ndaj kampionit aktual të vendit, Vardarit të Shkupit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-3, ndërsa golat e tetovarëve u shënuan nga Ibraimi (2) dhe Musliu.
Kjo fitore bën që Shkëndija të jetë vetëm 1 pikë larg titullit kampion,
Ky titull, që është pothuajse punë e kryer, do të jetë i dyti në histori për Shkëndijën, ndërsa i pari ishte fituar në sezonin 2010/2011 me të njëjtin trajner që është edhe sivjet, Qatip Osmanin.
Pas 28 xhirove të zhvilluara nga 36 sa ka kampionati, Shkëndija ka aktualisht 72 pikë, ndërsa përcjellësi i parë, Vardari ka 49, nga po aq ndeshje.
Shkëndijës tashmë i duhet edhe një pikë e vetme nga tetë xhirot e mbetura në elitën maqedonase për të vulosur titullin kampion.