KUPA E KOSOVËS
Gojani: S’kemi çfarë të humbim në finale, synojmë Kupën
18 April, 2018 @17:47
Përveç Sadat Pajazitit, për Supersport pas arritjes së finales u shpreh edhe Arsim Gojani, kryetrajneri i gjakovarëve.
“Dëshira për të shkuar në finale ishte e madhe, gjë që u vërejt edhe para ndeshjes. Ishim në presion psikologjik më tepër se kundërshtari për shkak të epërsisë nga ndeshja e parë. Drenica ishte e detyruar të sulmojë, kurse ne duhet të ishim më të kujdessshëm dhe jemi shumë të lumtur që jemi në finale.
Drenica ishte më e mirë në pjesën e dytë, pasi ishte shanca e saj e fundit për të shënuar. Gjithsesi, sot nuk ka qenë me rëndësi loja, por rezultati.
Në finale nuk kemi çfarë të humbim dhe natyrisht do ta tentojmë fitoren.” - u shpreh Gojani pas ndeshjes.
Në finale skuadra e Vëllaznimit do të takohet me Prishtinën.