KUPA E KOSOVËS
Pajaziti: E dominuam lojën, i zhgënjyer për tifozët
18 April, 2018 @17:45
Pas eliminimit nga Vëllaznimi në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, për Supersport foli Sadat Pajaziti, trajneri i klubit nga Skenderaj.
“Dominuam lojën, i patëm rastet tona mirëpo u mposhtëm. Ka qenë dëshirë jashtëzakonisht e madhe me shku në finale, por nuk ia dolëm.
Me thënë të drejtën kam menduar që do t’i shënojmë minimumi dy gola sot, por nganjëherë nuk shkojnë planet siç ti pret. Lojtarët e dhanë maksimumin, i falënderoj fansat dhe iu uroj fitoren gjakovarëve.
Jam i dëshpëruar vetëm për tifozët, jo për lojën apo për finalen, pasi që kam besuar se do ta sjellim Kupën për tifozët në Drenicë.” - u shpreh Pajaziti.
Pas eliminimit nga Kupa, Drenica luftën do ta vazhdojë në Superligë, aty ku po lufton për të mbetur jashtë zonës së barazhit.