Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CARLO ANCELOTTI

100 pikë për titull

REUTERS

100 pikë për titull


13 January, 2014 @14:25

Pas fitores së vështirë mbrëmë ndaj Espanyolit, Real Madrid, i është afruar në vetëm 3 pikë dyshes kryesuese të La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madrid. 

Tashmë, gjasat për titull janë të njejta për të gjitha skuadrat nga treshja kryesuese, derisa trajneri italian i madrilenëve ka thënë se kampioni i ri i La Ligas duhet t’i ketë së paku 100 pikë. 

“Kjo nuk është normale, por kjo është liga spanjolle, ku bëjnë pjesë tre skuadra shumë të forta. Kemi thënë edhe më parë, 100 pikë janë ato që duhet t’i arrijmë për titull dhe kjo është ajo. Nuk është lehtë, por kemi entuziazmin dhe dëshirën për të bërë një gjë të tillë,” ka thënë Ancelotti transmeton Soccerway. 

Real Madrid është tejet afër kreut tani, pasi që është vetëm 3 pikë larg Barcelonës dhe Atletico Madridit. Real Madrid mposhti Espanyolin në fundjavë, derisa Atletico Madrid dhe Barcelona barazuan në derbin e Vicente Calderonit 0-0. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga