DREJT KOSOVËS
3 futbollistë të Malishevës marrin ftesa nga Kosova
19 May, 2021 @16:16
Titulli i kampionit i fituar në Ligën e Parë A dhe suksesi historik i kalimit në Superligë nuk janë sukseset e vetme të ekipit të Malishevës.
Tashmë, edhe zyrtarisht konfirmuar nga trajneri i skuadrës Arsim Thaçi, ndërsa Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi do të jenë në listën zyrtare të ftesave të Kosovës U-21, të ftuar nga strategu Michael Ness.
Njoftimin e ka bërë të ditur televizioni i Malishevës.