Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

1 October, 2021 @18:00

Fundjava para pushimit të kombëtareve dhe pas mesjavës me ndeshje nga garat evropiane.

Kemi zgjedhur tri ndeshje nga Anglia, një nga Spanja e një nga Italia, por padyshim që ndeshje të mira ka në të gjitha ligat.

1. Manchester United - Everton (e shtunë, 13:30)

Lojtarë të mirë shumë më shumë sesa sezonin e kaluar, por deri më tash United po zhgënjen me lojë, madje edhe me rezultate. Si sezonin e kaluar, edhe këtë sezon United ka lojë të bazuar në kundërsulme dhe shumë të varur nga brilianca individuale.

Ndonëse mund të jetë herët për konkludime, United nuk jep shenja të skuadrës që mund ta fitojë Premier Ligën. Përveç ndeshjes së parë me Leedsin, në të gjitha ndeshjet tjera skuadra ka shfaqur pasiguri, edhe kur ka fituar.

Këtë të shtunë United ka punë me Evertonin e Rafa Benitezit, spanjollit që taktikisht është fantastik dhe i tillë ka qenë gjithmonë. Herën e fundit kur United e Liverpool ishin bashkë në garë serioze për titull, viti 2009, pikërisht Benitez ishte trajner i Liverpoolit.

Ndeshja mund të shkojë në të gjitha drejtimet dhe asnjë rezultat nuk do të ishte shumë i çuditshëm, ani pse favorit për fitore është United, sidomos pasi Evertoni ka shumë mungesa për shkak të lëndimeve në këtë duel.

2. Brighton - Arsenal (e shtunë, 17:30)

Nëse flasim për skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës, Brighton është skuadra me lojën më të bukur në Angli. Shpesh kjo skuadër merr më pak se ç‘meriton nga rezultatet për shkak të numrit të rasteve të shpërdoruara para portës kundërshtare.

Këtë sezon, Brightoni ka filluar mjaft mirë. U dobësua pak me largimin e Ben White, por në përgjithësi ka ruajtur identitetin e sezonit të kaluar dhe vështirë se do të bie nga Premier Liga.

Të shtunën Brightoni e pret në shtëpi Arsenalin, që ka motivin e ngritur pas 3 fitoreve radhazi. Të rinjtë e Arsenalit janë mjaft të mirë dhe mbrojtja duket më solide këtë sezon, por mbetet të shihet se a do të mund ta ruajnë vazhdimësinë e rezultateve.

Do të jetë një ndeshje shumë e mirë!

3.  Atletico Madrid - Barcelona (e shtunë, 21:00)

Ndoshta goditja fatale për holandezin Ronald Koeman dhe shkarkimi i tij, nëse Barcelona mposhtet, gjë që mund të ndodhë fort lehtë.

Zëvendësimi i Koeman pritet të jetë Xavi apo Roberto Martinez, e cilido prej tyre që vjen, do të ketë punë të madhe për të bërë.

Atletico nuk do të mund ta gjente Barcelonën në gjendje më të keqe për ta mposhtur dhe kjo ndeshje për ta vjen në një kohë shumë të mirë. Pas triumfit në Milano, skuadra e Simeones me një fitore ndaj Barcelonës do të shkonte në pushimin e kombëtareve e relaksuar.

4. Liverpool - Manchester City (e diel, 17:30)

Është thënë plot herë dhe do të përsëritet gjatë gjithë sezonit: City po e vuan dhe do ta vuajë mungesën e një sulmuesi kualitativ. Nuk ka nevojë për shumë mençuri për ta vënë re këtë gjë. U mendua se do ta merrnin Cristiano Ronaldon apo Harry Kanen, e në fund nuk e morën asnjërin, me ç‘rast po i vuajnë pasojat. U pa edhe ndaj Parisit në mesjavë e po shihet edhe në ndeshjet tjera të ligës, edhe kur po fitojnë.

Pas humbjes në Paris, City të dielën udhëton në Merseyside për të luajtur ndaj Liverpoolit. Ky i fundit e ka filluar sezonin shkëlqyeshëm dhe ndonëse lëshoi pikë ndaj Brentfordit javën e kaluar, po kalon formë mjaft të mirë dhe padyshim që është në mesin e tri skuadrave favorite për ta fituar titullin.

Trent Alexander-Arnold duket se do të mungojë të dielën, që mund ta dëmtojë Liverpoolin në sulm, por që mund të jetë lajm pozitiv për fazën defansive, me Arnoldin që mbrojtjen nuk e ka armën më të fortë.

City, përjashto sulmin, në repartet tjera ka nga 2-3 lojtarë kualitativ në secilën pozitë, prandaj edhe kur mungon dikush, nuk bie shumë në sy.

Padyshim që do të jetë një ndeshje fantastike!

5. Atalanta - Milan (e diel, 20:45)

Dueli mes dy skuadrave qytetet e së cilave ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës në hartën e Italisë. Të dyja vijnë pas mesjavës me ndeshje në Champions League, ku Atalanta fitoi, e Milani padrejtësisht u mposht nga Atletico i Madridit.

Herën e fundit kur këto dy skuadra u përballen në Bergamo ishte në xhiron e fundit të sezonit të kaluar, takim të cilin Milani e fitoi me rezultat 0-2. Ajo fitore ishte vendimtare që Milani ta siguronte një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Edhe kjo është një prej atyre ndeshjeve ku të gjitha rezultatet janë të mundshme, prandaj do të jetë një ndeshje për të mos u humbur.


LISTA E LOJTARËVE

Michael Nees publikon listën ndaj çekëve

Kosova

Michael Nees publikon listën ndaj çekëve

01/10/21 @ 13:46

PAS SUKSESIT, FLET SELEKTORI

Kushtrim Munishi i lumtur, merita e vajzave për disiplinë dhe angazhim

Kosova

Kushtrim Munishi i lumtur, merita e vajzave për disiplinë dhe angazhim

01/10/21 @ 10:47

UEFA HATTRICK PROGRAM

“Hattrick” në Tiranë, shqyrtohen projektet

Shqipëria/Kosova

“Hattrick” në Tiranë, shqyrtohen projektet

01/10/21 @ 10:37

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (7)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (7)

01/10/21 @ 10:02

LISTA E LOJTARËVE

Ramiz Krasniqi shpall ftesat e Kosovës U19

Kosova

Ramiz Krasniqi shpall ftesat e Kosovës U19

30/09/21 @ 20:36

KOSOVA U17 - FEMRAT

Vajzat të parat në grup

Kosova

Vajzat të parat në grup

30/09/21 @ 19:59

PRISHTINA - ULPIANA

Ndalet nga Ulpiana, Prishtina ende pa fitore në shtëpi

FFK Superliga

Ndalet nga Ulpiana, Prishtina ende pa fitore në shtëpi

30/09/21 @ 17:12

DALIN NË SHITJE BILETAT

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

Liga e Kombeve/Shqipëria

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

17/07/24 @ 12:40

AS PËR TË TRETËN HERË

Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive

FFK Superliga/Champions League

Santa Coloma eliminon Ballkanin pas penalltive

16/07/24 @ 19:16

FORMACIONET ZYRTARE

Ballkani - Santa Coloma, 11-shet startuese

FFK Superliga/Champions League

Ballkani - Santa Coloma, 11-shet startuese

16/07/24 @ 15:26

REKORD GOLASHËNUESI I FRANCËS

Edhe Olivier Giroud pensionohet nga kombëtarja

Evropiani/Serie A/Ligue 1/International/Transfere

Edhe Olivier Giroud pensionohet nga kombëtarja

16/07/24 @ 14:48

KYLIAN MBAPPE

Prezantohet 9-shja e re e Real Madridit

Champions League/Ligue 1/La Liga/Transfere

Prezantohet 9-shja e re e Real Madridit

16/07/24 @ 12:58

DUELI SOT

Ballkani gati për të shkruar historinë

FFK Superliga/Champions League

Ballkani gati për të shkruar historinë

16/07/24 @ 12:28

PAS EUROs

Gareth Southgate dorëhiqet nga detyra

Evropiani/Premier League/International/Transfere

Gareth Southgate dorëhiqet nga detyra

16/07/24 @ 11:04

SHA'MARKUS KENNEDY - LOJTAR I RI I KB. BORA

Bora shton edhe një të huaj në ekip

FBK Superliga/International/Transfere

Bora shton edhe një të huaj në ekip

15/07/24 @ 19:53

MVP I STINORIT TË KALUAR

Darnell Edge në elitën e basketbollit izraelit

FBK Superliga/International/Transfere

Darnell Edge në elitën e basketbollit izraelit

15/07/24 @ 19:41

DYSHJA MARRNI TIMONIN E RILINDJES 1974

Miftar Rama dhe Haxhi Zeka drejtojnë Rilindjen 1974 në edicionin e ri të garave

FFK Liga e parë

Miftar Rama dhe Haxhi Zeka drejtojnë Rilindjen 1974 në edicionin e ri të garave

15/07/24 @ 16:32


 
Të gjitha lajmet nga