Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

10 December, 2021 @17:30

Jemi në periudhën e vitit kur klubet kanë ndeshje çdo dy-tri ditë. Skuadrat nuk kanë shumë pushim mes ndeshjeve dhe lojtarët duhet të menaxhohen mirë, që të minimizohen sa më shumë lëndimet.

Mesjava që e lamë pas kishte ndeshje të garave evropiane, ndërkohë e ardhmshmja do të ketë liga dhe kupa të shteteve përkatëse.

Por, le të shohim njëherë çka ka këtë fundjavë.

1. Freiburg - Hoffenheim (e shtunë, 15:30)

Dueli mes skuadrave të renditura në vendet 4 dhe 5 në Bundesligë. Freiburgu i trajnerit Christian Streich (trajner fantastik dhe shumë i nënvlerësuar) vjen pas fitores së madhe 0-6 ndaj Gladbachut, ndërkohë që Hoffenheimi në këtë takim vjen pas 3 fitoreve radhazi në ligë. Dy prej atyre fitoreve kanë ardhur ndaj Frankfurtit e Leipzigut.

Sezoni është i gjatë dhe për të qëndruar aty ku janë këto skuadra duhet të kenë vazhdimësi të jashtëzakonshme të rezultateve, por në Bundesligë shpesh ka befasi në renditjen e skuadrave 3-7 dhe gjithçka mund të ndodhë.

Të dyja janë skuadra që luajnë futboll tejet të hapur dhe pres që të jetë një takim me shumë gola.

 

2. Liverpool - Aston Villa (e shtunë, 16:00)

Rikthimi i Steven Gerrardit në “Anfield Road”, por kësaj here si kundërshtar. Me siguri do t’i bëhet një pritje madhështore para takimit, por pastaj Liverpooli do të tentojë ta kryejë detyrën dhe ta fitojë edhe këtë takim.

Katër fitore radhazi në ligë dhe gjashtë fitore në po aq ndeshje në grupet e Ligës së Kampionëve - kjo është super-forma e Liverpoolit momentalisht, por edhe Aston Villa po bën mirë që nga ardhja e Gerrardit. Skuadra nga Birmingham ka 3 fitore në 4 ndeshjet nën drejtimin e Gerrardit në Premier League, e humbja e vetme në ato takime është terësisht e arsyetueshme, pasi që erdhi ndaj Cityt.

Fakti që Mo Salah veç ka arritur shifrën e 20 golave sezonale kur jemi në muajin dhjetor është tregues i frikshëm për formën e këtij lojtari dhe për forcën e Liverpoolit në fazën ofansive.

Mund të jetë një ditë e gjatë për Aston Villën nëse Liverpooli shënon herët, por në përgjithësi pres të shohim një ndeshje mjaft të mirë

 

3. Udinese - Milan (e shtunë, 20:45)

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe fakti që është komplet jashtë garave evropiane mund t’i bëjë mirë Milanit. Ishte në vazon e katërt të shortit, në grup kishte tri skuadra shumë të forta dhe prapëseprapë luftoi deri në fund për t’i kaluar grupet. Përfundoi në vendin e katërt, por Milani në fazën grupore të Champions League sivjet nuk ishte aq i dobët sa tingëllon të ketë qenë.

Tash, ai eliminim duhet lënë pas dhe fokusi duhet të drejtohet kah fitimi i ligës. Pa e nënvlerësuar Napolin, kundërshtarin kryesor për titull (nëse Milani nuk dorëzohet si vitin e kaluar) skuadra rossonere do ta ketë Interin, që mbetet skuadra më e pjekur për ta fituar titullin në Itali.

Këtë të shtunë Milani ka punë me Udinesen, që këtë sezon ka arritur t’i marrë pikë Atalantës, Lazios e Juventusit dhe ndonëse ndodhet në vendin e 14 momentalisht, din të jetë skuadër e papërshtatshme, sidomos kur luan në shtëpi.

Mungesat e shumta dhe lodhja e akumuluar nga ndeshjet në Evropë mund t’ia vështirësojnë punët Milanit të shtunën mbrëma, por nëse duan të luftojnë për titull, këto ndeshje duhen fituar.

 

4. Betis - Sociedad (e diel, 18:30)

Pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit ka Betisi i Manuel Pellegrinit, e ajo humbje në ato gjashtë takime pothuajse nuk ka shumë rëndësi, pasi që erdhi në xhiron e fundit të grupeve të Europa Leagues dhe Betisi prapëseprapë e kaloi fazën grupore. Janë në vendin e tretë në La Liga, xhiron e kaluar e mposhtën Barcelonën në “Camp Nou” dhe çdo gjë po shkon në mënyrë të shkëlqyer për ta momentalisht.

Këtë javë ata përballen me Sociedadin, që ndonëse nuk ka fitore në 3 ndeshjet e fundit, ka vetëm 1 pikë më pak se Betisi dhe ndodhet përreth pozitave evropiane. Si Betisi, edhe Sociedadi i ka kaluar grupet e Europa Leagues dhe do të jetë i angazhuar në Evropë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Pres të shohim një ndeshje mjaft të fortë, por jo edhe me shumë gola.

 

5. Real Madrid - Atletico Madrid (e diel, 21:00)

Dy favoritët kryesorë për titull në La Liga. Ndonëse Reali (me një ndeshje më shumë) momentalisht ka 10 pikë më shumë se Atletico, në fund të sezonit këtë të fundit do ta ketë rivalin kryesor për titull, me Barcelonën që është e pafuqishme të luftojë për titull dhe me të tjerat që herëdo-kurdo do të bien.

Forma që po e kalon Reali momentalisht është mjaft e mirë. Militao po zhvillon paraqitje fantastike, treshja e famshme e mesfushës duket e palodhshme, Benzema është Benzema dhe Vinicius Jr. është përmirësuar dukshëm dhe i ka rritur shifrat personale. Pak shqetësues është fakti që Ancelotti po luan pothuajse gjithmonë me 11-shen e njëjtë, gjë që mund të prodhojë lëndime nga lodhja e mbledhur, por kjo mbetet të shihet në vazhdim.

Paraqitja e Benzemas është në dyshim për të dielën ndaj Atleticos, e te Atletico në dyshim është paraqitja e Luis Suarez, ndër mungesat e tjera të lojtarëve që janë jashtë tash e sa kohë.

Edhe pse është ende herët, një fitore e Realit të dielën në mbrëmje do të ishte shumë e madhe në rrugën drejt titullit. Nëse Atletico fiton, kampionati do të ishte edhe shumë më interesant.

 


MEDIA TALK

Borxhet, premtohet shlyerja te disa klube

FFK Superliga

Borxhet, premtohet shlyerja te disa klube

09/12/21 @ 12:21

PRIZREN

Granit Begolli merr drejtimin e Lirisë

FFK Liga e parë/Transfere

Granit Begolli merr drejtimin e Lirisë

09/12/21 @ 11:42

GRUPI E

Benfica shfrytëzon rastin, kalon bashkë me liderin perfekt Bayern

Champions League

Benfica shfrytëzon rastin, kalon bashkë me liderin perfekt Bayern

08/12/21 @ 22:59

ATALANTA - VILLARREAL

Ndeshja vendimtare, u shtye për shkak të motit

Champions League/Serie A/La Liga

Ndeshja vendimtare, u shtye për shkak të motit

08/12/21 @ 22:31

GRUPI H - LIGA E KAMPIONËVE

Zeniti ndalë Chelsean, Juve shkon si lider

Premier League

Zeniti ndalë Chelsean, Juve shkon si lider

08/12/21 @ 20:41

KOSOVA U17

Kosova U17 mëson rivalët për “Elite Round” për Euro 2022 dhe për kualifikimet e Euro 2023

Kosova

Kosova U17 mëson rivalët për “Elite Round” për Euro 2022 dhe për kualifikimet e Euro 2023

08/12/21 @ 17:00

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League