ANTOINE GRIEZMANN
7-shja e parë franceze që shënon!!!
17 June, 2018 @11:40
Me golin e shënuar dje nga penalltia në përballje ndaj Australisë, Antoine Griezmann, besoni apo jo, është bërë futbollisti i parë që mban fanellën me numër 7 te Franca dhe shënon në Kupë të Botës.
Një gjë të tillë, nuk kanë arritur të bëjnë trekolorët më parë, ndërsa para Griezmannit shtatëshet e Florent Maloudas dhe Franck Riberysë, nuk kanë funksionuar në Kupë të Botës.