TREPÇA89-RUZOMBEROK
89shi barazon me Ruzomberokun sllovak
15 June, 2017 @19:34
Kampionja e Kosovës, Trepça’89, ka barazuar sot në Slloveni në miqësoren e saj të parë ndërkombëtare në përgatitje për Ligë të Kampionëve.
Trepça’89 ka luajtur baraz 1-1 me ekipin sllovak, Ruzomberok, që ka përfunduar në vend të tretë të elitës së këtij vendi.
Golin e vetëm për Trepçën’89 në këtë ndeshje e ka shënuar, kush tjetër pos nigerianit John Oto John, ndërsa Dalibor Takac ka qenë shënues i ekipit sllovak.