MEDIA TALKS

Ademi mund të largohet nga Fenerbahçe, e kërkon një tjetër skuadër turke
11 January, 2021 @22:27
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Kemal Ademi, ishte transferuar në fillim të stinorit te gjiganti turk, Fenerbahçe, për ta mbuluar mungesën e Vedat Muriqit.
Por futbollist 24 vjeçar nuk arriti t’i përmbush pritjet e klubit të tij, pasi që u aktivizua në vetëm 6 ndeshje kampionale dhe pati shumë pak hapësirë për t’u dëshmuar.
Sipas gazetës turke Fanatik, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë shprehur pakënaqësinë ndaj lojtarit dhe i kanë kërkuar atij që të gjejë një skuadër të re, ndërkohë që për transferimin e tij menjëherë ka shprehur interesim një tjetër skuadër turke, Kayserispor.
Ademi ishte transferuar në Fenerbahçe nga skuadra zvicerane Basel. Ai ka nënshtetësi të Zvicrës, ndërsa shpesh është përmendur edhe si një emër potencial për t’i bashkuar përfaqësueses së Kosovës.