BERNABEU
Afrohet Reali
20 March, 2016 @22:20
Gabimet e Barcelonës e Atleticos këtë xhiro, i ka shfrytëzuar më së miri skuadra e Zinedine Zidane. “Los Blancos” mposhtën me rezultat 4-0 skuadrën e Sevillës, duke bërë që diferenca me liderët e La Ligas të zvogëlohet.
Golat e fitores u shënuan fillimisht nga treshja e famshme Ronaldo, Benzema e Bale dhe seria e golave u mbyll nga i riu Jese në fund të takimit. Kur rezultati ishte 1-0, Cristiano Ronaldo shpërdori një penallti, mirëpo kjo nuk ndikoi në epilogun përfundimtar të ndeshjes.
Me Barcelonën e cila ka diferencë të konsiderueshme në tabelë, lufta për titull për Realin është e vështirë dhe qëllimi kryesor mbetet suksesi në Champions League.
Karim Benzema Goal Real Madrid 1 - 0 Sevilla… by funnyno1