MANCHESTER CITY

Foto:Google
Guardiola flet për Agueron, pasi që argjentinasi po largohet
31 March, 2021 @14:32
“Sergio është i pazëvendësueshëm ... është legjenda, sulmuesi më i mirë që ka pasur ky klub ndonjëherë për këtë shekull ndër vite. Ai është i pazëvendësueshëm në shpirtrat, në zemrat, në mendjet e tifozëve tanë”, tha Guardiola.
Golashënuesi rekord i të gjitha kohërave i Cityt do të largohet nga Etihad kur kontrata e tij skadon këtë verë dhe Guardiola e ka cilësuar si një lojtar të shkëlqyeshëm.
Ai ka fituar katër tituj të Premier Ligës, një FA Kupë dhe pesë Kupat e Ligës gjatë 10 viteve të tij në klub.
Trajneri i Manchesterit gjithashtu shprehu se e shikon në seancë stërvitore se sa brilliant vazhdon të jetë ai.
“Kemi akoma dy muaj përpara dhe sot pashë seancën stërvitore sa brilant ishte ai dhe angazhimin e tij.”
Guardiola beson se lojtari 32-vjeçar i Argjentinës ndihmoi në krijimin e klubit si një forcë të fuqishme në futbollin anglez dhe evropian.
Ai ende mund të ndihmojë ekipin deri në fund të sezonit.
“Unë mendoj se ai ka ende gola interesantë për të shënuar këtë sezon,” shtoi ai.