BASEL - ZURICH
Ajeti shënon, për të mposhtur ekipin e kosovarëve
9 December, 2018 @19:20
Sulmuesi me origjinë shqiptare i Baselit, Albian Ajeti, ka shënuar golin e parë për ekipin e tij sot, në fitore ndaj Zurichut, 2-0.
Ajeti ka shënuar në minutën e 19 golin e tij, ndërsa ky ka qenë goli i tetë personal i tij këtë stinor.
Në anën tjetër, ekipi i Zurichut, ku luajnë Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, nuk ka arritur t’i bëj ballë Baselit.
Derisa Hekurani e Beni kanë qenë për 90 minuta në fushë, Mirlindi është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.
Basel është i dyti me 27 pikë nga 17 xhiro, ndërsa Zurich i katërti me 24 pikë nga po aq xhiro.