OFI - PANATHINAIKOS
Kaçe shënon, por ekipi humb
9 December, 2018 @19:07
Mesfushori i Shqipërisë, Ergys Kaçe, ka qenë për 90 minuta në duelin që ekipi i tij Panathinaikos e humbi sot ndaj OFI Kretës, 3-1.
Kaçe shënoi golin e barazimit për ekipin e tij (36’, 1-1) mirëpo kjo nuk mjaftoi, pasi që vendasit rikthyen epërsinë shpejt dhe në fund fituan 3-1.
Kjo ka qenë humbja e dytë e Panathinaikosit këtë stinor në elitën greke të futbollit, ndërsa me këtë fitore OFI Kreta ka dalë nga zona e rrezikshme.