EIBAR - LEVANTE
Bardhi asiston në goleadë
9 December, 2018 @17:08
Mesfushori shkupjan i Levantes, Enis Bardhi, ka asistuar në njërin gol të ekipit të tij sot, në përballjen që Eibar barazoi 4-4 ndaj Levantes.
Bardhi, që reprezenton Maqedoninë, ka asistuar në golin e parë të skuadrës, ndërsa ekipi i Levantes ka siguruar pikën në minutën e fundit të ndeshjes, kur Borja Mayoral ka barazuar në 4-4, pas epërsisë 4-2 të arritur të Eibarit nga minuta e 65-të.
Me këtë pikë të fituar sot, Levante vazhdon të mbetet në zonën që siguron një vend në gara evropiane stinorin e ardhshëm.