Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKANDAL

Aktorët në fushë!

Panorama Sport

Aktorët në fushë!


15 February, 2013 @9:44

Një ndeshje teatrale mund të quhet ajo ndërmjet Flamurtarit të Vlorës dhe Bylisit të Ballshit e zhvilluar në Vlorë. 

Deri në minutën e 80-të ndeshja shkoi krejtësisht në rregull, kur befasisht lojtarët e Bylisit fillojnë aktrimin, duke mos lëvizur në fushë - që tregon skandalozen, të frikshmen dhe komiken e futbollit shqiptar. 

Flamurtari ndërkaq pa asnjë lloj vështirësie shënoi edhe dy gola tjerë në këto minuta për ta regjistruar fitoren e radhës në kampionat 3-0. 

Trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka, foli për rrjedhën e ndeshjes deri në momentin e shfaqjes së kundërshtarit - për të cilën nuk komentoi. 

Derisa trajneri kosovar i Bylisit, Naxhi Shensoj, ka thënë: “Kjo është Shqipëria, nuk do të komentoj më shumë.” 

Ai gjatë ndeshjes ka pasur disa konfrontime fjalësh me delegatin e FSHF-së Hito Hitaj. Derisa kreu i futbollit shqiptar ka thënë se Komisioni i Etikës pranë FSHF-së do të merret me çështjen. 


 
Të gjitha lajmet nga