MESFUSHORI PRIZRENAS
Alush Gavazaj zyrtarizohet te Renova
16 January, 2020 @23:36
Futbollisti prizrenas, Alush Gavazaj, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të Renovës në Maqedoninë Veriore.
Mesfushori korpulent Gavazaj, që më parë ka luajtur për Lirinë, Tiranën, Feronikelin e Vushtrrinë, e së fundi edhe për Tërbunin - ka nënshkruar kontratë 6 mujore me ekipin e Renovës.
Ai është shprehur të jetë i lumtur me këtë arritje të tij dhe shpreson që bashkë me skuadrën të arrijë në rezultate të mira përgjatë stinorit.