FIDAN ALITI
Kapiteni i fundit i Kosovës, drejt Serie A-së?!
14 January, 2020 @22:50
Kapiteni i Kosovës në ndeshjen e fundit të saj, Fidan Aliti, që udhëhoqi ekipin në fushë në përballjen miqësore ndaj Suedisë, është bërë synim i ekipit italian që garon në Ligë të Kampionëve, Atalanta!
Njoftimin për një kalim të mundshëm të tij drejt ekipit nga Bergamo e ka bërë të ditur ëeb faqja suedeze Fotbollskanalen, ndërsa vetë qendërmbrojtësi i Kalmarit, për çështjen në fjalë ka thënë:
“Kam disa oferta në tavolinë. Jam i nderuar që emri im po përfolet me Atalantën, por të presim e të shohim. Gjërat në futboll lëvizin shpejtë dhe duhet të qëndrojmë qetë.”
Aliti 26 vjeç është i lindur në Preshevë, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Luzern, Sheriff, Slaven, Skënderbeu dhe së fundi Kalmar.