COPPA ITALIA: PARMA 0-2 ROMA
Dërmaku 90min, Parma mposhtet nga Roma
16 January, 2020 @23:07
Qendërmbrojtësi shtatëgjatë i kombëtares shqiptare, Kastriot Dërmaku, ka nisur sot ndeshjen e Kupës së Italisë për ekipin e tij, Parma, që u mposht nga Roma 0-2 në shtëpi.
Dërmaku në 90min e tij mori edhe një karton të verdhë, në pjesë të dytë të ndeshjes, derisa ekipi u eliminua nga romakët për të cilët shënoi Lorenzo Pellegrini (49, 76).
E Roma, me fitore ka siguruar një vend në çerekfinale, ku do të ndeshet me kampionin aktual, Juventusin dhe atë si mysafir më 22 janar.