MBROJTËSI I KOSOVËS

Amir Rrahmani do të jetë në 11-she ndaj Juventusit
6 April, 2021 @16:03
Qenndërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe njëri nga kapitenët e reprezentacionit, Amir Rrahmani, pritet të jetë startues në formacionin e Gennaro Gattusos për ndeshje ndaj Juventusit.
Rrahmani, që është shëruar plotësisht nga lëndimi pritet të marrë dritë të gjelbër për fillim të ndeshjes derbi të xhiros së tretë, të mbetur.
Foot Italia ka shkruar sot se trajneri Gattuso preferon më shumë Rrahmanin sesa qendërmbrojtësit Manolas e Maksimovic dhe kështu kosovari pritet të jetë në qendër të mbrojtjes me senegalezin korupulent, Kalidou Kolibaly.
Kujtojmë, pikërisht për shkak të lëndimit Rrahmani 27-vjeç u largua nga grumbullimi i Kosovës në fund të muajit mars dhe nuk u paraqit në asnjë ndeshje, për të kryer mjekimin e nevojshëm dhe testet përfundimtare para rikthimit në fushë.
Juventus pret Napolin në 18:45 më 7 prill në Allianz të Torinos.