ISH-KAPITENI NË KRYEQYTET
Anel Rashkaj te Prishtina
11 August, 2017 @15:08
Ish-kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, është lojtar i ri i Prishtinës. Nënkampioni i Kosovës ka bërë goditjen më të madhe deri tash në afatin kalimtar, duke e sjellë Rashkajn nga liga e parë e Suedisë, në Superligën e Kosovës.
Rashkaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçe me bardhekaltërit, ndërsa është i lindur në Prizren më 19 gusht 1989.
“Do të mundohem të jap maksimumin dhe të sjellë profesionalizmin dhe kualitetin nga Skandinavia. Ajo që mund të premtoj është të jem sa më profesional dhe të jap maksimumin që t’i arrijmë objektivat. E di që shpesh klubet flasin për tituj, por mendoj se në rend të parë duhet të jetë puna dhe të nxirret maksimumi i saj, e pastaj rezultatet vijnë dhe janë produkt i punës. Lojtari duhet të jetë profesional në çdo rast, e pastaj nuk besoj se do të mungoj edhe rezultati”, ka thënë, Anel Rashkaj, sot gjatë prezentimit të tij si lojtar i ri i Prishtinës.
Rashkaj ka karrierë të tërë si futbollist jashtë vendit. Ka emigruar si 14 vjeç në Skandinavi dhe ka luajtur për Halmstadin suedez deri në vitin 2012. Pastaj ka kaluar në Sandnes të Norvegjisë për 5 vite tjera, derisa në fillim të këtij viti iu rikthye elitës suedeze me Eskilstunan.