SHPËTIM IDRIZI

Angazhimi dhe disiplina taktike na sollën fitoren
24 February, 2021 @16:11
Shpëtim Idrizi, trajner i Trepçës’89 pas fitores ndaj Llapit duke folur për mikrofonin e kanalit transmetues të ndeshjes ka thënë se kjo fitore u takon plotësisht futbollsitëve të tij.
“Ndeshjet mund të kryhen edhe me 1-0. Kemi shënuar gol, pastaj jemi treguar të kujdesshëm dhe me kundërsulme tentuam ta mbyllim ndeshjen. I përgëzoj shumë futbollistët e skuadrës, për angazhimin dhe disiplinën taktike të treguar. Kjo fitore u takon plotësisht atyre,” ka thënë Idrizi.
Trepça’89 është duke treguar lojëra jashtëzakonisht të mençura në xhirot e para të stinorit pranveror të Superligës.
Mitrovicasit pasi nisën pranverën me barazim ndaj Arbërisë, tashmë kanë shënuar edhe fitoren e dytë radhazi dhe atë duke mposhtur ekipet shumë më të fuqishme në letër sesa ata.