Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UKRAINA - ANGLIA

Anglia shpërthen ndaj Ukrainës, bëhet gjysmëfinalistja e fundit

Anglia shpërthen ndaj Ukrainës, bëhet gjysmëfinalistja e fundit


3 July, 2021 @22:45

Kombëtarja e Anglisë, e deklasoi Ukrainën, duke e mposhtur me rezultat 0-4.

Kjo ishte ndeshja me më së shumti gola për Anglinë në EURO 2020, derisa me mbrojtje të mirë deri më tani është skuadra e vetme që ska pësuar gol në këtë Kampionat Evropian.

Anglia që në minutën e 4’ të ndeshjes kaloi në epërsi me golin e Harry Kane, kurse epërsinë e dyfishoi Harry Meguire pas asistimit të Luke Shaw.

Shaw ishte asistues edhe në golin e tretë, që shënoi përsëri Kane (50’), derisa goli i katërt erdhi nga Jordan Henderson në minutën e 63’.

SKEMA / EURO 2020

Anglia në gjysmëfinale do të takohet me Danimarkën.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani