PORTIERI

Foto: Pinterest
I pasigurtë për të ardhmen e tij
26 February, 2021 @13:45
Portieri i Fulham, Alphonse Areola, i cili është i huazuar nga PSG e ka komentuar situatën e tij dhe ka folur për të ardhmën, për të cilën nuk është edhe aq i sigurtë.
Francezi ka thënë për Goal se ai është i fokusuar për momentin vetëm tek Fulham dhe nuk është duke menduar për të ardhmen, pasi që verës ai do të kthehet nga huazimi, në ekipin e PSG.
“Nuk e di, nuk e di. Fokusi im është ta ndihmoj ekipin momentalisht. Pastaj varet nga shumë gjëra, Varet nga PSG, nga Trajneri, por momentalisht e rëndësishme është mbijetesa në Premier League, pastaj flasim”, u shpreh portieri francez.