DRENICA - DRITA
Arifaj pengon debutimin me fitore të Munishit
22 October, 2016 @16:14
Trajneri Ismet Munishi ka filluar me barazim aventurën e tij te skuadra e Dritës.
Një fillim i furishëm i gjilanasve, të cilët kaluan në epërsi që nga minuta e dytë, u ndal nga sulmuesi më në formë në Superligë, Granit Arifaj, i cili shënoi për rezultatin e barabartë 1-1.
Drita kishte shënuar edhe një gol tjetër në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Florim Berishës, mirëpo goli i tij u shpall i pavlefshëm nga gjyqtari kryesor i ndeshjes për shkak të pozitës jashtë lojë.
Kjo ndeshje kishte filluar me rreth gjysmë ore vonesë, për shkak të mos prezencës së forcave të sigurimit në stadium.
Ky barazim e ka larguar Dritën nga pozita e fundit në tabelë së paku deri nesër, pasi që tani ka pikë të njëjta me Hajvalinë, por që kjo e fundit ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.
Ndërsa Drenica, me barazimin e sotshëm tani ka 13 pikë dhe e kalon Lirinë në radhitjen tabelare.