PRISHTINA-TREPÇA
Kthehet Dallku, fiton Prishtina
22 October, 2016 @15:53
Pas 2 ndeshjeve pa fitore, Prishtina e ka gjetur fitoren ndaj skuadrës së Trepçës në takimin e zhvilluar sot në stadiumin “Agron Rama” të Kastriotit.
Kryeqytetasit ishin në disavantazh, me mysafirët që shënuan përmes Ardian Mujës në minutën e 31’, mirëpo rezultati u barazua shumë shpejt me golin e Armend Dallkut nga gjuajtja e lirë.
Ishte përsëri Dallku ai që e luajti rolin kryesor edhe në golin e dytë, pasi që krosimi i tij shumë i mirë e gjeti Liridon Kukajn në zonë, i cili shënoi për 2-1.
Dallku në këtë ndeshje u rikthye pas suspendimit që bëri që ai të mos luante ndaj Trepçës ‘89 xhiron e kaluar.
Me këtë fitore, Prishtina i afrohet në 1 pikë Trepçës ‘89 lidere, kurse Trepça mbetet skuadra e vetme pa fitore në Superligë dhe ka vetëm 5 pikë pas 10 ndeshjeve, duke qenë kështu në zonën e rrezikshme.