ROSSONERI

REUTERS
Arrin Essien
24 January, 2014 @20:55
“Jam këtu për shkak të Clarence Seedorfit,” ka qenë deklarata e parë e mesfushorit ganezit Michael Essin me të arritur në Milan.
Ganezi 31 vjeçar para pak çastesh ka ateruar në Milano, duke u përcjellë nga media të shumta italiane.
“I falenderoj të gjithëve në Chelsea. Vendosa të kalojë në Milan për shkak të Seedorfit. Ai është njeri i madh dhe shpresoj të bëhet edhe menaxher i madh,” ka thënë ndër të tjera Essien.
Me ardhjen e Essienit në Milan, ai bëhet transferi i tretë i kuqezinjëve të Serie A-së pas Keisuke Hondas dhe Adil Ramisë, derisa si trajneri i shkarkuar Massimiliano Allegri ashtu edhe Clarence Seedorf, kanë kërkuar që ekipi të merr një qendërmbrojtës cilësor.