GANEZI

REUTERS
Essien te Milan
24 January, 2014 @18:55
Milan, shumë shpejtë pritet që të zyrtarizojë mesfushorin ganez të Chelseat, Michael Essien si lojtarin më të ri të tyre.
Një njoftim i shkurtët në faqen zyrtare të klubit thotë se Essien pritet që të arrijë në Milano sonte.
Essien që iu bashkua Chelset në vitin 2005 si rekord transfer i ekipit atëherë, ka fituar shumë tituj me ekipin e kaltër nga Londra, derisa ka qenë i pazëvendësueshëm para lëndimit të tij të rëndë.
Me tu kthyer nga lëndimi ai asnjëherë më nuk arriti të bëhet ai i vjetri, por u huazua në Real Madrid në stinorin e kaluar, derisa këtë stinor ka qenë vetëm pjesë e planeve rezervë të Jose Mourinhos.
Ardhja e serbit Nemanja Matic gjatë këtij afati kalimtar te Chelsea, vetëm sa ka zvogëluar gjasat e ganezit për paraqitje te ekipi i Jose Mourinhos dhe së fundi ai ka pranuar ofertën e Milanit, që ende nuk është zyrtarizuar sa ka kushtuar.