SANDRO ROSELL

REUTERS/Arkiv
Presioni e shtyn në dorëheqje
23 January, 2014 @22:26
Pasi që gjykata morri vendim që të hulumtohet detajisht transferimi i Neymarit te Barcelona, kreu i klubit katalonas ka dhënë dorëheqje. Sandro Rosell, nuk është më kryetar i klubit, me arsyetim se nuk do të përlyej emrin dhe imazhin e klubit, derisa të mbrohet në gjykatë.
Neymar është thënë të jetë transferuar për 57.1 milionë euro nga Santosi, por El Mundo Deportivo, ka shkruar se kjo shifër është mashtrim i kryetarit të klubit, pasi që dyshon se Neymar i ka kushtuar Barcelonës 95 milionë euro.
“Ju kam thënë edhe atëherë, po ju them edhe tash. Neymar ka kushtuar 57.1 milionë euro dhe asnjë cent më shumë. Do ta dëshmojë këtë,” ka thënë Rosell për mediat pasi që ofroi dorëheqjen e tij.
Detyrën e Rosellit deri në zgjedhjet tjera do ta kryejë zëvendësi i tij, Jordo Bartomeu.