ARSENAL - WEST HAM

Arsenali i rikthehet fitoreve në derbin e Londrës
5 April, 2017 @22:39
Pas 3 xhirove radhazi pa fitore, Arsenali i është rikthyer fitoreve në derbin e Londrës ndaj West Hamit.
Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa fitorja e Arsenalit erdhi në pjesën e dytë, me Ozilin, Walcottin e Giroudin që shënuan për një fitore të rëndësishme 3-0.
Startues në këtë takim ishin edhe Shkodran Mustafi e Granit Xhaka. Që të dy luajtën 90 minuta, kurse Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.