XHERDAN SHAQIRI

Shaqiri ndjek ndeshjen Drita-Prishtina
5 April, 2017 @17:25
Ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, sot e ka përcjellë ndeshjen Drita-Prishtina nëpërmjet televizorit.
Shaqiri, ka postuar në Instagram një video të shkurtë, ku shihet duke e ndjekur ndeshjen, derisa përkrahjen e tij e shfaqi qartë për Dritën, me shkrimin “Forza Drita Intelektualët”.
Reprezentuesi i Zvicrës ka prejardhje nga qyteti i Gjilanit.