FERIZAJ - FERONIKELI

BOROZANI
Feronikeli ndryshe në pjesën e dytë
5 April, 2017 @16:40
Skuadra e Feronikelit e ka harruar shpejt humbjen e fundit ndaj Drenicës.
Ekipi i Afrim Tovërlanit ka arritur t’i gëzohet tri pikëve në udhëtim, duke e mposhtur Ferizajin me rezultat të thellë 0-4.
Në pjesën e parë, nuk kishte gola, megjithëse rastet nuk munguan. Sidomos vendasit i shpërdoruan rastet që i krijuan, derisa Feronikeli rrezikoi nëpërmjet Mentor Zhdrellës.
Në dhjetë minutëshin e parë të pjesës së dytë Ferizaji pati dy raste të mira, por që as Behar Bardhi e as Milan Ristovski nuk arritën ta mposhtin portierin e Niklit me anë të goditjeve me kokë.
Më pas gjithçka ndryshoi në të mirë të Niklit, i cili shënoi plotë katër herë.
Së pari Labinot Osmani e prishi baraspeshën në rezultat në minutën 66’, ndërsa më pas Mentor Zhdrella dhe Blerand Kurtishaj shënuan për ta rritur epërsinë.
Krejt në fund, Osmani shënoi edhe një herë, për rezultatin përfundimtar 4-0.
Në minutat e fundit Ferizaji luajti me një lojtar më pak, pasi Shpëtim Babaj u desh të largohet nga loja për shkak të lëndimit të dorës, derisa trajneri Argjend Beqiri veçse i kishte realizuar tre ndërrime.
Kjo është fitorja e 16-të e Feronikelit, derisa për Ferizajin është humbja e 11-të.