DRITA - PRISHTINA

Khalid shkëlqen, Prishtina fiton në Gjilan
5 April, 2017 @16:51
Me fitoren e Prishtinës u mbyll takimi i luajtur sot në Gjilan mes Dritës e Prishtinës.
Drita, që sot u drejtua nga Milaim Zuzaku pas suspendimit të Ismet Munishit dje, nuk arriti t’i bëjë ballë kryeqytetasve, të cilët ishin më të mirë si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rasti më i mirë në këtë pjesë ishte për Mërgim Pefqelin, i cili shpërdoroi një mundësi shumë të mirë duke u ngatërruar me topin para portës kundërshtare.
Në pjesën e dytë, Prishtina startoi furishëm, duke shënuar dy gola të shpejt në minutat 51’ e 55’. Ishte Basit Khalid ai që i dha epërsinë 0-1 kryeqytetasve me një goditje nga brenda zonës, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe për 0-2 në minutën e 55’. Me pak fat, Khalid mund të arrinte edhe hat-trick brenda pak minutave, sikur të ishte më i saktë në minutën e 57’ të takimit. Gjithsesi, hat-tricku i Khalidit erdhi më vonë, me lojtarin që shënoi për 0-3 në minutën e 86’. për ta kompletuar kështu një paraqitje fenomenale dhe për t’ia dhuruar 3 pikë skuadrës së tij.
Duhet përmendur që raste për shënim kohë pas kohe pati edhe skuadra e Dritës dhe goli i nderit erdhi në minutën e 89’ përmes Alban Shillovës, por që nuk luajti rol në epilogun final të takimit.
FORMACIONET:
Drita: 13. Betim Halimi – 77. Alban Rexhepi (16. Florim Berisha – 62’), 15. Erdin Hashani, 62. Viktor Kuka, 3. Alban Tusuni, 20. Qendrim Sejdiu, 7. Leutrim Kryeziu, 10. Arbnor Ramadani /c/ (14. Semir Zeneli – 62’), 11. Nderim Nexhipi (17. Bergim Maliqi – 72’), 8. Përparim Livoreka, 99. Alban Shillova. Kryetrajner: Afrim Shahini. | |||
Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 13. Liridon Leci, 93. Mergim Neziri – 6. Debatik Curri, 7. Lorik Boshnjaku, 77. Mergim Pefqeli (16. Genc Hamiti – 82’) – 8. Endrit Krasniqi (9. Shend Kelmendi – 67’), 15. Gauthier Mankenda (10. Gentrit Begolli – 87’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Gentrit Dumani, Liridon Kukaj, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Arsim Thaqi. |