PIQUE

REUTERS/Sergio Perez
As Messi s’do t’ia arrinte
1 May, 2013 @22:58
Humbja poshtëruese e Barcelonës ndaj Bayernit ka lënë të befasuar shumëkë. Ndërsa shterpësia dhe mosdëshira e futbollistëve për të bërë diçka më shumë - ka qenë e çuditshme.
”Çka duhet të shikojmë tash është të përmbyllim La Ligan si kampion dhe të fillojmë të mendojmë për stinorin e ardhshëm. Fakt që Lionel Messi, futbollisti më i mirë në botë, nuk ka luajtur sonte është faktor, por pjesëmarrja e tij në lojë nuk do të kishte mundur të ndryshojë asgjë,” është shprehur Pique menjëherë pas ndeshjes për faqen zyrtare të UEFA-së.
Në një mënyrë kjo tregon që Barcelona ka qenë e dorëzuar ndaj Bayernit sonte, ndërsa mosangazhimi i Messit mund të jetë plan për moslodhjen e tij të tepërt, sa që do të bënte edhe më keq ose më vështirë kthimin e tij të plotë në fusha.