FINALE

REUTERS/Gustau Nacarino
Bayern i pamëshirshëm
1 May, 2013 @22:18
Fillimi i ndeshjes me deficit prej 4-0 pa Lionel Messin, la të befasuar shumëkë. Ndërsa vendimi i Tito Villanovas pritet të sqarohet.
Bayern Munchen me plotë meritë arriti të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve dhe dukshëm më lehtë sesa asnjëherë më parë në histori.
Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, Arjen Robben (48’) pastaj Gerard Pique (autogol 72’) e Tomas Muller (76’) shënuan për të konfirmuar edhe njëherë fuqinë bavareze.
Tashmë Bayernin e pret në finale Borussia Dortmund, që kaloi Real Madridin në gjysmëfinale. ëembley do të jetë arenë plotësisht gjermane me datën 25 të këtij muaji. Derisa skuadrat e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid për të dytën herë radhazi dështuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
LIGA E KAMPIONËVE - GJYSMËFINALJA
Barcelona - Bayern Munchen | 0-3 | 0-7 Rez. i përgjithshëm |