Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOU

Asnjëherë në United!

REUTERS/Sergio Perez

Asnjëherë në United!


12 February, 2013 @8:29

Danezi Schmeichel, i cili është njëri ndër legjendat e klubit të kuq nga Manchesteri duke folur për pasardhësin e Sir Alex Fergusonit ka përjashtuar trajnerin aktual të Real Madridit, Jose Mourinho, si kandidat. 

“Ai nuk mund të bëhet pasardhësi. Klubi nuk do të jetë i lumtur me atë që mund të sjellë Mourinho. Ai është kandidat i mirë, por klubi nuk dëshiron edhe gjërat tjera që vijnë me atë,” ka thënë Schmeichel, transmeton The Sun. 

“Chelsea, Inter dhe tash Real Madrid - ai nuk zgjatë më shumë sesa tre vjet,” ka shtuar ish portieri i Manchester Unitedit. 

“I veçanti” Mourinho, përflitet se do të largohet nga Real Madridi në fund të stinorit dhe mediat angleze me të madhe janë duke spekuluar për të ardhmen e tij. 


 
Të gjitha lajmet nga