Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO

Atletico mban hapin

Atletico mban hapin


30 November, 2014 @17:24

Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

Ekipi i Diego Simeone ka mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e Deportivos, e cila ka hyrë në krizë të rezultateve.

Mesfushori i ri 20 vjeçar, Saul, shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë, për epërsinë e skuadrës së tij, ndërsa 10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, rezultati u dyfishua me anë të turkut Arda Turan, i cili e tundi për herë të dytë në këtë stinor portën kundërshtare.

Kjo ishte fitorja e nëntë e Atleticos, e cila vazhdon luftën për titull së bashku me Real Madridin e Barcelonën, derisa Deportivo mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 10 pikë pas 13 xhirove.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga