Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/2: ATLETICO - ARSENAL

Atletico mohon ‘fundin e bukur’ të Wengerit

Foto: Sky Sports

Atletico mohon ‘fundin e bukur’ të Wengerit


3 May, 2018 @23:07

Pas barazimit 1-1Londër, Atletico i Madridit ka shënuar fitore 1-0 në shtëpi ndaj Arsenalit, për ta arritur kështu finalen e Europa Leagues.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Londër kaloi me Arsenalin tërësisht dominant, mirëpo shpërdorimet e shumta në atë ndeshje i kushtuan edhe sonte, me Atleticon që si gjithnjë u tregua cinik në sulm dhe fantastik në mbrojtje, për ta arritur rezultatin që e dëshironte dhe që e ka zakon viteve të fundit.

Golashënues i madrilenëve sonte ishte Diego Costa, njeriu që i kishte shkaktuar probleme Arsenalit edhe në kohën e tij te Chelsea, ndërsa gola të tjerë nuk pamë, përkundër disa rasteve në të dy cepat e fushës.

Ky eliminim ia mohon Wengerit përfundimin e karrierës te Arsenali me një trofe evropian, pasi që siç dihet, Wenger me Arsenalin ka arritur dy finale evropiane, ndaj Galatasarayt në Kupën UEFA, viti 2000 dhe ndaj Barcelonës Champions League, viti 2006, por në të dyja rastet ka pësuar humbje.

Startues për londinezët sonte ishin edhe Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, por nga paraqitja e tyre nuk ka ndonjë gjë për t’u veçuar.

Në finalen e Europa Leagues, e cila mbahet më 16 maj në Lyon Francës, Atletico e pret fituesin e duelit mes Salzburgut të Valon Berishës dhe Marseillet, duel në të cilin momentalisht po luhen vazhdimet, pasi që të dyja ndeshjet përfunduan me rezultatin 2-0 pas kohës së rregullt.


VLLAZNIA - VËLLAZNIMI

Fitore që shton gjasat për shpëtim

FFK Superliga

Fitore që shton gjasat për shpëtim

03/05/18 @ 18:02

BESA - FLAMURTARI

Flamurtari fundos Besën

FFK Superliga

Flamurtari fundos Besën

03/05/18 @ 17:54

ROMA-LIVERPOOL

Pas 11 vitesh në finale

Champions League

Pas 11 vitesh në finale

02/05/18 @ 22:31

DREJT UEFAs

Drita dhe Prishtina “sigurojnë” garat europiane!

FFK Superliga

Drita dhe Prishtina “sigurojnë” garat europiane!

02/05/18 @ 22:04

GJILANI - DRITA

Pa fitues në derbin e ashpër

FFK Superliga

Pa fitues në derbin e ashpër

02/05/18 @ 18:24

FERONIKELI - PRISHTINA

Prishtina ndalet në Drenas

FFK Superliga

Prishtina ndalet në Drenas

02/05/18 @ 18:18

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (35)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (35)

19/05/24 @ 09:08

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30


 
Të gjitha lajmet nga