EMPOLI - LAZIO
Bajrami asiston, Muriqi 8 minuta
21 August, 2021 @23:38
Skuadra e Lazios e hapi stinorin 2021/22 në Serie A me fitore, duke e mposhtur Empolin me rezultat 1-3.
Empoli kaloi në epërsi në minutën e 4’ me golin e Filippo Bandinelli, i cili u asitua nga futbollisti shqiptar Nedim Bajrami.
Gëzimi i Empolit nuk zgjati shumë, në minutën e 6’ u barazua rezultati me Savic, derisa Lazzari 31’ dhe Immobile 41’ shënuan golat e fitores për skuadrën romake.
Te Empoli startues ishin Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli që luajtën 90 minuta, kurse te Lazio startues ishte Elseid Hysaj, derisa Vedat Muriqi hyri në vend të Ciro Immobiles në minutën e 82’.
Në xhiron tjetër Lazio takohet me Spezian, kurse Empoli me Juventusin.