BALLKANI

Ballkani konfirmon largimin e 9 futbollistëve
10 January, 2021 @22:43
Nënkampioni vjeshtor i Superligës, Ballkani, ka konfirmuar largimin e nëntë futbollistëve nga skuadra.
Suharekasit kanë bërë të ditur se futbollistët Armend Ruxhi, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak dhe Leorant Marmullaku kanë mbetur lojtarë të lirë mas marrëveshjeve të dyanshme me lojtarëve dhe klubit.
Ndërkaq përvec tyre nga Ballkani janë larguar në formë të huazimit edhe Albin Berisha (Liria), Endrit Asllanaj (Malisheva) dhe Bleon Sekiraqa (Malisheva), në mënyrë që të kenë më shumë hapësirë për lojë në skuadra të tjera.