Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇAMANIA

Barça apo Spanja?

REUTERS/Mohammed Dabbous

Barça apo Spanja?


7 February, 2013 @12:01

Skuadra e Barcelonës ka realizuar edhe një sukses që rallë do të përsëritet edhe një herë. Në ndeshjen miqësore të luajtur dje ndërmjet Spanjës dhe Uruguajit, nëntë futbollistë të Barcelonës kanë veshur fanellën e kuqe të kampionit aktual botëror.

Victor Valdes, Carles Puyol, Jordi Alba, Cesc Fabregas, Andres Iniesta, Sergio Busquets dhe Pedro Rodriguez, e filluan ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan në lojë edhe David Villa dhe Gerard Pique, për të hyrë në histori të futbollit si përfaqësuesja e parë që ka pasur 9 lojtarë nga një skuadër në fushë brenda një ndeshjeje.

Përveç kësaj, edhe golat e spanjollëve u shënuan nga këmbët e futbollistëve katalonas. Fabregas në minutën 16’ dhe Pedro në minutat 51’ dhe 74’ shënuan për fitoren 3-1 të Spanjës kundër Uruguajit.

 

Puyol, 100 ndeshje

 

Për kapitenin veteran të spanjollëve, Carles Puyol, kjo ndeshje kishte edhe një kuptim tjetër. Futbollisti 34 vjeçar e luajti ndeshjen e njëqindtë për Spanjën, duke u bërë futbollisti i shtatë në histori të kësaj përfaqësueseje me mbi 100 ndeshje.

Më parë këtë shifër e kanë arritur edhe Iker Casillas, Andoni Zubizarreta, Xavi, Xabi Alonso, Raul Gonzales dhe Fernando Torres.


 
Të gjitha lajmet nga