NË RADAR

Foto:Google
Barcelona pas Alessio Romagnoli
31 March, 2021 @14:43
Sipas La Gazzetta dello Sport, Barcelona është e interesuar të merr përsipër shërbimet e mbrojtësit qendror italian Romagnoli.
Ai përfundon kontratën e tij në 2022 dhe Milani po përpiqet të rinovojë kontratën e tij, por pa sukses. Me sa duket, italiani aspiron një pagë më të lartë vjetor sesa klubi i tij aktual i ofron atij.
Duke pasur parasysh këtë situatë, Milani mund të konsiderojë mundësinë e kërkimit të një rrugëdalje këtë verë në mënyrë që të marrë disa para me largimin e tij, në vend që t’a humbasë atë falas vitin e ardhshëm.