Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIGJEN BASHA

Basha kthehet kah Zvicra

Maurizio Lagana/Getty Images Europe

Basha kthehet kah Zvicra


5 December, 2012 @17:29

Migjen Basha është duke u përcjellur nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld. Trajneri gjerman në ndeshjen Juventus - Torino, të luajtur në fundjavën e kaluar, ka dërguar asistentin e tij, Michael Bont, për ta ndjekur nga afërsia lojën e mesfushorit me prejardhje nga Kosova.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti për gazetën Express. “Pas ndeshjes Juventus – Torino e kam takuar asistentin e selektorit të Zvicrës, Michael Bont, i cili kishte qenë në ndeshje për të më vëzhguar. Gjatë bisedës ai më tha se janë të interesuar për mua, por më porositi që të vazhdoj të luaj me këtë ritëm për të marrë ftesë nga Ottmar Hitzfeld,” ishin fjalët e Bashës për Expressin.

FIFA nuk lejon të vishet kuqezi

 

Për shërbimet e Migjen Bashës interesim kishte shprehur edhe Federata Shqiptare e Futbollit, mirëpo futbollisti ishte penguar nga FIFA që ta vesh fanellën kuqezi, pasi që më parë mesfushori 25 vjeçar kishte luajtur për grup-moshat e reja të përfaqësueses helvete.

Ndërsa Basha është deklaruar se është mërzitur nga pritja e përgjigjes nga FIFA që të ketë të drejtë loje për Shqipërinë dhe në rast të ndonjë ftese nga Hitzfeld ai do të jetë i gatshëm t’i bashkohet Shaqirit, Xhakës, Behramit dhe të tjerëve në përfaqësuesen e Zvicrës.


 
Të gjitha lajmet nga