Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN 4-1 CHELSEA

Bayern furishëm ndaj Chelseat

Bayern furishëm ndaj Chelseat


8 August, 2020 @23:02

Gjiganti bavarez Bayern ka shënuar fitore të thellë ndaj Chelseat edhe në ndeshjen e dytë të së tetës së finales 4-1 [Lewandowski 10p, 83, Perisic 24, Tolisso 76 - Abraham 44] për të fituar në total me rezultat 7-1 dhe për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bayern nuk ka lënë shumë mundësi për Chelsean sonte, derisa ka nisur furishëm dhe ka shënuar shpejt dy herë në portën e tyre, derisa polaku Robert Lewandowski ka vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar dy herë.

Në çerekfinale Bayern do të ndeshet me Barcelonën, që sonte përfundimisht eliminoi Napolin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League