SHQIP NË PREMIER LEAGUE
Behramin nuk e ndal gripi, Shaqiri rezervist
17 December, 2016 @17:52
Në takimet që u luajtën sot në Premier League, dita ishte e qetë për futbollistët me prejardhje shqiptare që luajnë për përfaqësuese të ndryshme.
Adnan Januzaj luajti si titullar për Sunderlandin 80 minuta përballë Watfordit të Valon Behramit. Edhe ky i fundit ishte titullar tek skuadra e tij, ndërsa që të dy lojtarët në fjalë u ndëshkuan me karton të verdhë. Ajo që ra në sy sot ishte që Valon Behrami zhvilloi një paraqitje solide përkundër gripit që e pati gjatë gjithë javës. Për më tepër, mesfushori me prejardhje nga Mitrovica u pa duke vjellur në fundin e pjesës së parë, por megjithatë ai e zhvilloi deri në fund takimin, i cili përfundoi me humbjen e Watfordit.
Në ndeshjen Stoke - Leicester, në bankën rezervë ishte Xherdan Shaqiri dhe nuk u inkuadrua për asnjë minutë.
Sa i përket dyshes Mustafi-Xhaka, Arsenali ndeshjen e vet e zhvillon nesër, mirëpo siç dihet, Shkodran Mustafi nuk luan për shkak të lëndimet.