SULMUESI
Arifaj mbetet kuqezi
16 December, 2016 @23:37
Sulmuesi më në formë vendor i Superligës këtë stinor, Granit Arifaj, do të vazhdojë edhe pjesën e mbetur të stinorit te Drenica.
Arifaj, që pritej të largohej nga ekipi kuqezi i Skenderajit në afatin kalimtar të janarit, ka biseduar me kryesinë dhe ka vendosur të vazhdojë deri në fund të stinorit me Drenicën.
Arifaj ka shënuar 9 gola në Superligë këtë stinor dhe është i dyti në listën e golashënuesve pas nigerianit të Trepçës’89, Oto John John.