ÇEREKFINALJA: PRISHTINA - TREPÇA
Beqiri dërgon 89shin në gjysmëfinale
10 February, 2019 @18:00
Gjysmëfinalisti i fundit në Kupën e Kosovës u bë Trepça 89’ pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa edhe në vazhdimet të dyja skuadrat edhe pse kishin raste shënimi, nuk arritën ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës.
Në goditjet e penalltive, heroi i ndeshjes ishte Arben Beqiri, i cili mbrojti penalltinë vendimtare të Prishtinës, e më pas Franc Herman shënoi për mitrovicasit, për ta dërguar ‘89-shin në gjysmëfinale.
Gjatë ekzekutimit te 89shi përveç Hermanit shënuan edhe Renato Hyshmeri, Elton Basriu, Ylber Maloku e Gëzim Rusi, ndërsa dështoi Gava, kurse te Prishtina shënuan Armend Thaqi, Allen Jasharovski, Ergyn Ahmeti dhe Mario Morina, derisa dështuan Armend Dallku dhe Arbër Hoxha.
Përveç Trepçës 89’, në gjysmëfinale u kualifikuan edhe Vëllaznimi, Ballkani e Feronikeli.