Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KËMBËSHPEJTI

Berisha largohet nga Skënderbeu

Berisha largohet nga Skënderbeu


30 October, 2015 @8:34

Mesfushori i krahut, Bernard Berisha, do të largohet nga Skënderbeu. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari, që ka thënë për Klan Kosovën se ka oferta nga ekipet gjermane, belge, turke dhe italiane. 

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Skënderbeut, 24 vjeçari Berisha, në marshimin historik të kampionit shqiptar drejt garave europiane, ka thënë se 99% nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut nga janari i vitit të ardhshëm. 

Pejani Berisha së fundi ka marrë ftesë edhe nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki dhe ka qenë pjesë e Kosovës në përballjen e fituar ndaj Guinesë Ekuatoriale. 


 
Të gjitha lajmet nga