FROSINONE - LAZIO
Berisha në lojë, Strakosha i pakalueshëm, Lazio fiton
4 February, 2019 @21:45
Lazio ka shënuar fitore në Serie A ndaj Frosinones sonte, duke e mposhtur me rezultat minimal 0-1.
Golin e fitores për ekipin e Simone Inzaghit e shënoi Felipe Caicedo, që u asistua nga Luis Alberto.
Thomas Strakosha ka qenë i pakalueshëm në portë te Lazio sonte me 90 minuta lojë në fushë.
Gjithashtu, Riza Durmishi ka luajtur për 90 minuta në krah, duke marë një karton të verdhë.
Valon Berisha është futur në pjesë të dytë të ndeshjes, për të zëvendësuar golashënuesin, nga minuta e 58-të.
Ndërsa në bankën rezervë ka qëndruar 19 vjeçari shqiptar Sergio Kalaj, që ka qenë për herë të parë këtë stinor i ftuar nga Inzaghi në një ndeshje të Serie A-së.